Një ndërprerje e shtatzënisë është një ndërhyrje mjekësore, të cilën e bën një mjeke/një mjek tek ju, për të përfunduar shtatzëninë.

Një ndërprerje shtatzënie lejohet të kryhet vetëm nën kushte të caktuara. Para se ta bëni një ndërprerje të shtatzënisë ju duhet të bëni një bisedë këshillimi tek një vend këshillimi për konflikte shtatzënie.

Metodat për një ndërprerje të shtatzënisë

Ka dy metoda për një ndërprerje të shtatzënisë:

  1. Ndërprerje e shtatzënisë me medikamente: Deri në ditën e 63-të të ciklit të fundit menstrual. Ju duhet të merrni një medikament dhe të vini përsëri në një ditë tjetër, për të marrë medikamente të tjera. Ndërprerja e shtatzënisë me medikamente shkakton një dështim. Ju do të humbisni për disa ditë gjak.
  2. Thithje-kyretazh: Deri në javën e 14-të të ciklit të fundit menstrual. Mjekja/mjeku ju jep juve një narkozë të plotë të shkurtër ose një mpirje lokale në qafën e mitrës. Mjekja/mjeku thith membranën mukozëmitrës dhe embrionin me një tub të vogël. Nëpërmjet kësaj përfundohet shtatzënia.

Një grua mund të bëjë një ndërprerje të shtatzënisë pa miratimin e partneres së saj/partnerit të saj.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma