Një testim për HIV mund të tregojë, nëse ju jeni infektuar me HIV apo jo.

Pas një infektimi me HIV trupi formon në gjak antitrupa. Këta antitrupa shpesh mund të vërtetohen besueshëm pas tre deri në gjashtë javësh, si rregull më së voni pas tre muajsh.

Me qëllim që testimi për HIV të mund të thotë sigurt, nëse ju jeni infektuar me HIV, do të duhej që ju, pas një situate me rrezik të prisni të paktën gjashtë javë-në rast të testimeve të caktuara bile deri në gjashtë muaj.

Pyesni një mjeke/një mjek, nëse ju mund ta bëni testimin tanimë pas gjashtë javësh.

Në testim zhvillohet kështu:

  • Mjekja/mjeku ju merr juve një provë gjaku dhe e dërgon atë në një laborator.
  • Në laborator kërkohet në gjakun tuaj për antitrupa.
  • Mjekja/mjeku i merr rezultatet e laboratorit afërsisht një javë më vonë.
  • Mjekja/mjeku ua shpjegon juve rezultatet. Ajo/ai e bisedon me ju, çfarë mund të bëni tani.

Testim i shpejtë

Nëse nuk doni të prisni një javë për rezultatet e testimit, ju mund të bëni një testim të shpejtë. Ky testim tregon më shpejt një rezultat, por ai nuk është aq i saktë:

  • Mjekja/mjeku ju merr juve një provë gjaku. Pas 30 minutash ju merrni rezultatin.
  • Nëse nuk gjendet një HIV, ju me siguri nuk keni HIV në gjak. Ju nuk keni një infektim me HIV.
  • Nëse gjendet në gjakun tuaj HIV, duhet të bëhet një test i dytë, për të vërtetuar rezultatin dhe për të qenë shumë i sigurt.
  • Ju merrni rezultatin e testimit të vërtetimit dhe një këshillim të hollësishëm afërsisht një javë më vonë.

Të bisedoni me një mjeke/një mjek

Ju mund të bisedoni me një mjeke/një mjek fare hapur. Një mjeke/një mjek nuk lejohet të japë asnjë informacion pa lejen tuaj tek dikush tjetër. Po ashtu jo tek familja juaj ose tek partnerja juaj/partneri juaj. Ajo/ai është e/i detyruar me ligj, të mos flasë me persona të tjerë për ju (detyrimi për të heshtur).

Nëse ju doni të lini që testimi të bëhet anonim (pa përmendur emrin tuaj), ju mund të shkoni tek seksioni i shëndetësisë ose tek një vend këshillimi për HIV/AIDS në qytetin tuaj. Seksionet e shëndetësisë kanë edhe ndërmjetës të gjuhëve, të cilët ju ndihmojnë gjatë bisedës. Këshillimi dhe testimi në seksionin e shëndetësisë janë shpesh falas.

Ju mësoni tek këshillimi rezultatin e testimit. Atje ju mund të bëni të gjitha pyetjet dhe merrni përgjigje nga mjekja/mjeku.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma