Të mbash HIV nën kontroll

HIV nuk mund të kurohet por ai mund të mbahet nën kontroll me ilaçe. Nëse keni hiv dhe filloni të merrni ilaçet e duhura herët mjaftueshëm, ju mund të bëni një jetë normale, të mos merrni sida dhe madje të jetoni aq gjatë sa dikush pa HIV.

Ka shumë ilaçe të ndryshme që ju mund të merrni. Ju shpesh merrni një kombinim të disa pilulave. Mjeku vendos bashkë me ju se cilat ilaçe janë më mirë për ju.

Ilaçet e HIV mund të kenë efekte anësore. Flisni me një mjek rreth tyre. Zakonisht, efektet anësore mund të trajtohen. Mos ndryshoni sasinë dhe mos ndaloni së marri ilaçin tuaj.

Duke marrë ilaçet rreptësisht siç përshkruhet

Ilaçet funksionojnë vetëm në qoftë se ju i merrni ato saktësisht në mënyrën që mjeku ju thotë:

  • Ju gjithmonë merrni sasinë e duhur të ilaçeve;
  • Ju i merrni ilaçet çdo ditë;
  • Ju i merrni ilaçet në të njëjtën orë të ditës;
  • Ju i merrni ilaçet në mënyrën e duhur, në varësi të llojit që ju kanë përshkruar: me ose pa ushqim.
  • Mos ndaloni kurrë së marri ilaçet pa folur me një mjek. Ndalimi përkohësisht i trajtimit tuaj mund të ulë efektin.

Jo më rrezik infeksioni

Nëse merrni ilaçet tuaja të HIV siç duhet çdo ditë, sasia e HIV në gjakun tuaj (ngarkesa virale) zvogëlohet. Pas disa muajsh, shpesh mund të mos zbulohet më, megjithëse virusi është ende në trupin tuaj. Atëherë pothuajse nuk ka asnjë rrezik që ju do të infektoni dikë tjetër.

HIV në një marrëdhënie të qëndrueshme

Nën kushte të caktuara, është e mundur për ju të kryeni seks pa një prezervativ me partnerin tuaj të qëndrueshëm (marrëdhënie e qëndrueshme) i cili nuk ka HIV:

  • Nëse ju merrni ilaçet tuaja siç duhet çdo ditë dhe
  • Nëse, për të paktën 6 muaj, ngarkesa juaj virale nuk mund të zbulohet më dhe
  • Nëse ngarkesa juaj virale është kontrolluar në më pak se 6 muaj më parë dhe
  • Nëse ju nuk keni ndonjë IST tjetër dhe membrana mukoze e gojës tuaj, anusi, penisi ose vagina nuk është e dëmtuar.

Flisni me një mjek dhe me partnerin tuaj nëse ju doni të kryeni seks pa një prezervativ.

Të flasësh me një mjek

Ju lirisht mund të flisni me një mjek. Një mjek nuk mund t’i japë ndonjë informacion për ju dikujt tjetër. Ai/ajo është i detyruar me ligjrespektojë privatësinë tuaj.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma