Gjymtimi gjenital femëror është i ndaluar më ligj në Gjermani. Ndonjëherë gjymtimi gjenital femëror quhet edhe bërje synet

I ndaluar është: 

  • gjymtimi i organeve seksuale (organet gjenitale) të vajzave dhe grave
  • të shohësh dhe të jesh i pranishëm, në kohën kur gjymtohen organet gjenitale të vajzave dhe grave
  • detyrimi ose bindja e vajzave dhe grave, për gjymtimin e organeve të tyre gjenitale
  • të lejosh, që organet gjenitale të vajzave dhe grave të gjymtohen;
  • transportimi i vajzave dhe grave jashtë shtetit, që atje të kryhet gjymtimi.

Ai ose ajo që kryen këtë vepër, mund të dënohet me burg. Këta njerëz po ashtu do të dënohen, edhe në rast se vajzat ose gratë janë dakort me këtë gjymtim. Vajzat dhe gratë, organet gjenitale të të cilave janë gjymtuar, nuk dënohen.

Në rast se ju jeni i prekur nga gjymtimi gjenital, ose nëse keni frikë, se disa njerëz duan t´ju detyrojnë për këtë gjë, drejtohuni një agjensie konsultimi ose shkoni direkt në polici. Tek këto dy institucione ju mund të drejtoheni edhe nëse njihni dikë, të cilës do t´i ndodhë kjo gjë, ose i ka ndodhur.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma