Transseksualiteti

Njerëzit transseksualë janë fizikisht qartë një burrë apo një grua. Por ata ndiejnë se janë të huaj në trupin e tyre dhe se i përkasin gjinisë tjetër. Ata kanë një trup mashkullor por ndihen si një grua. Ose ata kanë një trup femëror por ndihen si një burrë. Njerëzit vuajnë shpesh nga kjo kontradiktë dhe prandaj dëshirojnë të përshtatin trupin e tyre me gjininë, së cilës ndjejnë se i përkasin. Prandaj ata lenë që të operohen dhe/ose marrin hormone. Me këtë ata mund ta ndryshojnë trupin e tyre. Shumë prej tyre bëjnë gjithashtu ndryshimin e emrit dhe te dokumenteve të tyre zyrtare (si letërnjoftimin). Në trupin e tyre të „përshtatshëm“ ata ndihen mirë.

Transseksualiteti nuk është një sëmundje. Njerëzit transseksualë mund të kenë çdo orientim seksual. Ata gjithashtu mund të kenë vetë fëmijë.

Nëse ju keni pyetje lidhur me identitetin tuaj seksual apo gjinor, ju mund t’i drejtoheni një vendi këshillimi.

Situata ligjore në Gjermani

Gratë, burrat, njerëzit transseksualë dhe interseksualë kanë në Gjermani të njëjtat të drejta. Në Gjermani nuk lejohet askush, të  shpërfillet (diskriminohet) ose të trajtohet në mënyrë të pabarabartë për shkak të gjinisë së tij. Për këtë ekziston një ligj, ligji i përgjithshëm për trajtimin e barabartë (shkurt: AGG).

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma