Kush ka të drejtë të martohet në Gjermani?

Në Gjermani të gjithë njerëzit kanë drejtë të zgjedhin lirisht, nëse do të martohen, me kë do të martohen dhe kur do të martohen.

Që në moshën 18 vjeçare e lart, ju keni të drejtë të martoheni edhe pa pranimin e prindërve tuaj.

Në Gjermani një burrë dhe një burrë ose një grua dhe një grua mund të regjistrojnë në Zyrën e Gjendjes Civile partneritetin jetësor. Pas kësaj ju do të keni të drejta të ngjashme, si një burrë dhe një grua, të cilët janë martuar.

Kritere të tjera për një martesë në Gjermani

Një martesë ose një partneritet jetësor duhet të lidhet në Zyrën e Gjendjes Civile. Në rast se partneria ose partneri nuk është nga Gjermania, atëherë para kësaj do të zhvillohet në Zyrën e Gjendjes Civile një bisedë konsultimi.

Një çift mund të martohet edhe me një ceremoni fetare, si për shembull nga një prift ose imam. Por pas një ceremonie të tillë në Gjermani ende nuk quhesh i martuar zyrtarisht. 

Përjashtimet

Një martesë nuk është e mundur, në rast së:

  • Ju ose partneri juaj apo partneria juaj, jeni tashmë të martuar më një person tjetër. Në Gjermani është e lejueshme martesa në të njëjtën kohë vetëm me një person.
  • Ju ose partneri juaj apo partneria juaj jeni deytruar për tu martuar;
  • Ju ose partneri juaj apo partneria juaj doni të martoheni vetëm për faktin, që partneri juaj apo partneria juaj të mund të qëndrojë në Gjermani.
  • Ju ose partneri juaj apo partneria juaj keni lidhje të ngushtë gjaku. Një martesë tek të afërm me lidhje të ngushtë gjaku është për shembull, kur motra ose vëllai martohet me motrën ose vëllain, kur prindërit martohen me fëmijët e tyre ose gjyshërit me mbesat apo nipërit e tyre. 

Të drejta dhe deytrime të reja

Nga martesa lindin për të dy bashkëshortët, të drejta dhe detyrimë të reja. Për shembull:

  • Në një martesë të dy partneret ose partnerët janë të detyruar që të përkrahin dhe të përkujdesen për njëri-tjetrin.
  • Në rast se partneri juaj apo partneria juaj ndërron jetë, atëherë ju keni të drejtë që të merrni një pjesë të pasurisë dhe/ose të parave. Në rast së partneri juaj apo partneria juaj ka ndërruar jetë dhe ju keni disa pyetje, pyesni tek një agjensi konsultimi për ndihmë.     
  • Në Gjermani bashkëshortët mund të kenë një sigurim të përbashkët shëndetësor. Kjo është e mundur, nëse një nga të dy partneret osë partnerët nuk punon ose fiton shumë pak para. Në rast se ju keni nevojë për më shumë informacione, pyesni tek një agjensi konsultimi për ndihmë. 
  • Në rast së bashkëshortia juaj ose bashkëshorti juaj jeton jashtë shtetit, ky person ka të drejtë, që të vijë tek ju në Gjermani dhe të jetojë këtu së bashku më ju. Kjo është e mundur vetëm nëse ju vetë keni të drejtë të qëndroni në Gjermani përgjithmonë dhe nëse ju keni parat e mjaftueshme, për tu përkujdesur për partnerin apo partneren tuaj. Bashkëshorti, i cili do të vijë në Gjermani, duhet të tregojë, që ai/ajo flet pak gjermanisht. Pas kësaj, bashkëshortit osë bashkëshortës tuaj i jepet leja e qëndrimit për në Gjermani dhe ka të drejtë edhe të punojë këtu në Gjermani. Kjo vlen edhe për çifte lesbike dhe gej në një partneritet jetësor.  

Edhe pas martesës, mjeket dhe mjekët nuk kanë të drejtë keinë t´i japin informacione personale rreth jush ose shëndetit tuaj bashkëshortes ose bashkëshortit tuaj, nëse ju nuk e dëshironi këtë gjë.

Një martesë, e cila është lidhur jashtë shtetit dhe është e vlefshme në atë vend, është e vlefshme edhe në Gjermani.

Vetëm çifti vendos

Ndonjëherë vendosin persona të tjerë, se me kë ju duhet të martoheni. Kjo gjë në Gjermani nuk është e zakontë. Por kjo gjë nuk është e ndaluar më ligj, në rast së të dy partnerët e dëshirojnë këtë martesë.

Një martesë kundër dëshirës tuaj ose kundër dëshirës së partnerit ose partneres suaj është e ndaluar në Gjermani. Po ashtu tentativa e detyrimit të personave për të lidhur martesë, është e ndaluar. Po ashtu nuk lejohet, që ju ose partneri juaj te çohet jashtë shtetit, më qëllim detyrimin e tij ose të saj për të lidhur martesë. Në rast se ju detyroheni ose jeni detyruar të lidhni martesë, atëherë drejtohuni një agjensie konsultimi.

Ata njerëz, të cilët deytrojnë të tjerët  për të lidhur martesë, dënohen. Në rast se ju tashme jetoni në një martesë të tillë, partneri ose partneria juaj nuk do të dënohen dhe martesa juaj mbetet e vlefshme. Por ju dhe/ose partneri ose partneria juaj keni mundësi ta përfundoni këtë martesë. Në rast se ju dhe/ose partneri ose partneria juaj dëshironi ta përfundoni këtë martesë, pyesni tek një agjensi konsultimi për ndihmë.

Bashkëjetesa, pa u martuar Zusammenleben

Një marrëdhënie para martesës dhe një marrëdhënie dashurie më një partnere ose me një partner tjetër gjatë martesës, nuk është e ndaluar në Gjermani dhe askush nuk dënohet më ligj për këtë veprim. 

Ndonjëherë ky veprim nuk pranohet në familje dhe disa anëtarë të familjes duan që t´i dënojnë këto vajza të reja ose djem të rinj me dhunë fizikë ose madje me vdekje. Nëse besoni, se edhe ju ndodheni në një situatë të këtillë të rrezikshme, atëherë shkoni tek një agjensi konsultimi ose direkt në polici.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma