Unaza vaginale është një metodë e kontracepsionit.

Unaza vaginale është një unazë e hollë, elastike e bërë prej plastike. Përmban të njëjtët 2 hormonet si pilula kontraceptive. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Gjithashtu ata e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezëzën.

Unaza vaginale
Unaza vaginale e shtypur

Si të përdoret një unazë vaginale

Përdorni një unazë vaginale si vijon:

  • Shtypni unazën.
  • Vendosni unazën deri brenda vaginës. Ju mund të futni unazën në pozicione të ndryshme, për shembull: duke qëndruar me 1 këmbë lart, shtrirë ose galiç.
  • Vendosni 1 gisht brenda vaginës dhe shtyni unazën lart sa më shumë të jetë e mundur.
  • Unaza qëndron në vend kur kryeni marrëdhënie seksuale. Ju mund ta hiqni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, por ju duhet ta fusni përsëri atë pas 3 orësh.
  • Për ta hequr unazën fusni gishtin tuaj në vaginën tuaj dhe fiksoni atë në unazë. Me delikatesë nxirreni atë jashtë.
  • Pas 3 javësh të vendosjes së vazhdueshme të unazës, hidheni atë në koshin e plehrave. Hiqni unazën në të njëjtën ditë të javës kur ju e keni futur atë (për shembull: E mërkurë).
  • Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s’do e përdorni unazën vaginale. Këtë javë, ju do filloni të keni gjakderdhje (cikël menstrual). Ju jeni gjithashtu e mbrojtur këtë javë.
  • Pas 7 ditësh (1 jave) fusni një unazë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje.
  • Përsëritni hapat e mëparshëm.
Shtypni unazën.
Vendosni unazën deri brenda vaginës.
Vendosni 1 gisht brenda vaginës dhe shtyni unazën lart sa më shumë të jetë e mundur.
Unaza e vendosur siç duhet në vaginë.
Unaza qëndron në vend kur kryeni marrëdhënie seksuale. Ju mund ta hiqni unazën vaginale gjatë marrëdhënies seksuale, por ju duhet ta fusni përsëri atë pas 3 orësh.
Për ta hequr unazën fusni gishtin tuaj në vaginën tuaj dhe fiksoni atë në unazë. Me delikatesë nxirreni atë jashtë.
Pas 3 javësh të vendosjes së vazhdueshme të unazës, hidheni atë në koshin e plehrave.
Vendoseni unazën vazhdimisht për 3 javë. Për 7 ditët në vazhdim (1 javë), ju s'do e përdorni unazën vaginale. Këtë javë cikli juaj menstrual fillon. Pas 7 ditësh (1 jave) fusni një unazë të re, edhe nëse ju ende keni gjakderdhje. Përsëritni hapat e mëparshëm.

I sigurt

Unaza vaginale është shumë e sigurt nëse përdoret siç duhet.
Unaza vaginale nuk është e sigurt ose është më pak e sigurt, nëse:

  • Jo po merrni antibiotikë ose pilula kundër epilepsisë. Kontrolloni me një mjek ose farmacist;
  • Ju harroni të vendosni unazën vaginale pas 7 ditë ndërprerje ose nëse harroni ta ndryshoni atë.
  • Ju humbisni unazën vaginale dhe nuk e rivendosni atë ose futni një të re, brenda 3 orësh.

Unaza vaginale mund të përdoret deri në 4 muaj pasi ju e blini atë në farmaci.

Nuk ndikon shëndetin tuaj

Unaza vaginale përmban hormone. Këto hormone në përgjithësi nuk ndikojnë shëndetintuaj.
Në disa raste është më mirë, prapë se prapë, të zgjidhni tjetër metodë të kontracepsionit. Për shembull: nëse ju pini më shumë se 15 cigare në ditë dhe jeni mbi 35 vjeç, nëse keni një rrezik të lartë për të zhvilluar një sëmundje zemre ose sëmundje vaskulare. Pyesni një mjek për këshillë.

Unaza vaginale nuk ju bën më pak pjellore. Nëse doni të ngelni shtatzënë, veç hiqni unazën vaginale.

Gjatë muajit të parë të përdorimit, ju mund të keni efekte anësore si dhimbje koke, infeksione vaginale dhe të përziera. Ato zakonisht zhduken vetë. Nëse jo, konsultoni një mjek.

Cikli juaj menstrual shpesh bëhet më pak i rëndë dhe më pak i dhimbshëm.

Mbrojtja nga IST-të dhe nga HIV

Unaza vaginale nuk mbron ndaj IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund t’ju mbrojë.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma