Ju mund të zgjidhni një metodë kontracepsioni që i përshtatet më mirë situatës tuaj dhe kohës së jetës tuaj. Metoda mund të ndryshojë gjatë kursit të jetës tuaj. Është mirë të dish cilat metoda të kontracepsionit ekzistojnë dhe cilat pyetje t'i bëni vetes kur zgjidhni një metodë. Është në dorën tuaj të bëni një zgjedhje.

Për të zgjedhur metodën më të mirë të kontracepsionit për ju, mund t'i pyesni vetes pyetjet në vijim:

  • Sa vjeç jam?
    ​Gratë e reja janë shumë pjellore. Është e rëndësishme të zgjidhni një metodë të sigurt.
  • A jam harraqe?
    A kam një punë me orare të çrregullt?
    A kam një jetë të ngarkuar?
  • Duhet të kujtoheni më shpesh kur përdorni disa metoda kontracepsioni.
    A ndryshojnë shpesh partnerët e mi?
  • Rreziku i marrjes së IST-ve është më i lartë nëse ju ndryshoni partnerë herë pas here. Mbrojtja nga IST-të.
  • A kam vetëm marrëdhënie seksuale rastësisht?
    Ju përdorni një prezervativ, prezervativ femëror ose diafragmë vetëm në momentin që doni të kryeni marrëdhënie seksuale.
  • A pi duhan? A jam mbi peshë?
    Me disa metoda kontracepsioni që përmbajnë hormone, rreziqet e shëndetit janë më të lartë nëse ju pini duhan ose jeni mbi peshë.
    A është situata ime financiare e vështirë?
  • Disa metoda kontracepsioni janë më pak të kushtueshme se të tjerat.
    A thotë besimi im diçka rreth kontracepsionit dhe a është kjo e rëndësishme për mua?
  • A dua unë që partneri im ose familja të dinë rreth metodës time të kontracepsionit?
  • Disa metoda të kontracepsionit nuk janë të dukshme.
  • A dua që cikli menstrual i imi (gjakderdhja) të vazhdojë? A do më pëlqente të kem një cikëltë rregullt?
  • Disa metoda kontracepsioni ndihmojnë ciklin tuja të bëhet më i rregullt. Me metoda të tjera të kontracepsionit, cikli juaj menstrual mund të bëhet më i çrregullt dhe madje ndonjëherë mund të ndalojë pas një kohe.
  • A e kam problem që mjeku duhet të më injektojë ose të më fusë ilaçin ose pajisjen?
  • Për disa metoda të kontracepsionit ju keni nevojë për asistencën e një mjeku, për të tjera jo.

Pyetni një profesionist shëndeti për këshilla. Gjithashtu diskutoni kontracepsionin me partnerin tuaj. Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Ju mund të shkoni te një profesionist shëndeti së bashku.

Nëse një metodë nuk funksionon për ju, mund ta ndryshoni në tjetër. Për shembull: nëse nuk ndiheni mirë fizikisht, ju keni efekte anësore, partneri juaj nuk aprovon, është shumë e kushtueshme.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma