Diafragma është një mjet kontracepsioni.

Diafragma është një kësulë silikoni. Ajo qëndron mbi gojën e mitrës dhe pengon, që sperma të arrijë vezën. Diafragma përdoret së bashku me një xhelatinë. Xhelatina mund të ngadalësojë lëvizjen e spermatozoideve. 

Ka diafragma në madhësi të ndryshme. Një mjeke/një mjek ose një specialiste me përvojë mund të verifikojë, cila madhësi ju nevojitet juve.

Ju mund të lini të këshilloheni, tek qendra për shëndetin e grave, gjinekologia juaj/gjinekologu juaj ose tek disa vende këshillimi të [organizatës] “pro-familia”. Atje ju tregon dikush po ashtu, si e përdorni diafragmën.

Kështu përdorni ju një diafragmë

Para se të përdorni diafragmën për herë të parë, duhet së pari të ushtroheni që ta vendosni drejt diafragmën. Vendndodhja e drejtë vendos mbi sigurinë gjatë kontracepsionit.

  • Vendoseni diafragmën maksimumi dy orë para marrëdhënieve seksuale. Ju mund ta vendosni atë po ashtu vetëm pak kohë para seksit.
  • Shtroni një xhelatinë speciale në pjesën e brendshme të diafragmës.
  • Paloseni diafragmën më dysh në këtë formë, që pjesa e thelluar të tregojë për nga mitra .
  • Vendoseni diafragmën thellë në vaginë, deri mbi hyrjen e mitrës.
  • Kontrolloni vendndodhjen e drejtë. Diafragma duhet të mbulojë gojën e mitrës dhe të qëndrojë fort.
  • Largoheni diafragmën më së shpejti gjashtë deri tetë orë dhe më së voni 24 pas seksit. Tërhiqeni atë nga poshtë për jashtë.

Lajeni diafragmën me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe shpëlaheni mirë. E lini pas kësaj të thahet në ajër. Ruajeni këtë në një kuti të përshtatshme për këtë.

Vendosni një xhelatinë speciale nga brenda diafragmës që vret spermatozoidet ose i ngadalëson ata.
Paloseni diafragmën më dysh.
Mbajeni anën bosh të diafragmës në drejtim të mitrës.
Futeni diafragmën thellë në vaginë, mbi hyrjen e mitrës. Qafa e mitrës duhet mbuluar.
Diafragma është futur.
Diafragma qëndron në vend kur kryeni marrëdhënie seksuale.
Hiqni diafragmën duke e tërhequr poshtë dhe jashtë.
Lajeni në ujë të nxehtë dhe thajeni.

Mbrojtje nga IST-të [infeksionet seksualisht të transmetueshme] dhe HIV [virusi i dobësisë së imunitetit njerëzor]

Diafragma nuk mbron nga IST-të ose HIV. Vetëm një prezervativ mund të mbrojë nga këto infeksione.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma