Cikli menstrual: fillimi i ciklit

Ju mund të ngelni shtatzënë në ditë të veçanta të ciklit tuaj çdo muaj. Cikli juaj fillon në ditën e parë që ju rrjedh gjak nga vaginajuaj. Ky është quajtur një cikël menstrual.

Cikli juaj zgjat rreth 28 ditë:

  • Disa gra kanë një cikël më të shkurtër dhe të tjera një më të gjatë.
  • Cikli zgjat midis 25 dhe 35 ditëve.
  • Disa gra kanë një cikël të parregullt. Çdo muaj, cikli i tyre ndryshon në kohëzgjatje.
  • Kohëzgjatja e një cikli të gruas mund të ndryshojë gjatë jetës së saj. Gjatë pubertetit, cikli është shpesh më i parregullt.
Grua duke qëndruar në këmbë. Fokusi është në organet seksuale të brendshme.
Cikli menstrual: fillimi i ciklit

Ovulacioni

Rreth 14 ditë para fillimit të ciklit tuaj të ardhshëm, ndodh ovulacioni : vezëza largohet nga vezorja.

Pas ovulacionit, vezëza është transportuar në mitër. Rreth 4 deri 5 ditë pas ovulacionit, vezëza arrin në mitër. Mitra bëhet gati për implantimin e vezëzës.

Ovulacioni: një vezës e pjekur del nga vezorja.
Transportimi i vezës së pjekur në mitër

Fekondimi i një vezëze

Ju mund të ngelni shtatzënë nëse një spermatozoid fekondon vezëzën. Kjo kryesisht ndodh nëpërmjet marrëdhënies seksuale me një burrë. Nëse një burrë ejakulon, spermatozoidet hyjnë në vaginëntuaj. Ju ngelni shtatzënë nëse:

Ju s’keni cikle menstrualë gjatë shtatzënisë tuaj. Megjithatë, disa gra mund të humbin pak gjak në muajt e parë të shtatzënisë.

Ju mund të ngelni shtatzënë për rreth 6 ditë në muaj: vezëza qëndron në jetë për 1 ditë, spermatozoidi deri në 5 ditë. Ju jeni pjellore rreth 5 ditë para ovulacionit dhe ditën pasi ovulacioni ndodh. Në ditët në vijim, deri në ditën para ovulacionit tuaj të ardhshëm, ju nuk jeni pjellore.

Një burrë ejakulon brenda vaginës së gruas. Spermatozoidet notojnë drejt vezëzës së pjekur.
Fekondimi: një spermatozoid hyn në vezëz dhe e fekondon atë.
Implantimi i vezëzës së fekonduar në membranën mukoze të mitrës

Cikli menstrual: jo shtatzënë

Nëse vezëza nuk është fekonduar, mitra do ta nxjerrë vezën dhe membranën mukoze. Ju keni ciklin tuaj menstrual: gjaku largohet nga trupi juaj nëpërmjet vaginës tuaj. Cikli menstrual zgjat 3 deri në 7 ditë. Një cikël i ri fillon në atë moment.

Kontracepsioni

Nëse nuk keni dëshirë për të bërë fëmijë për momentin, përdorni kontracepsion.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma