Metodat penguese

Një pengesë prej lateksi, gome ose silikoni pengon, që spermatozoidet të arrijnë vezën:

Prezervativi
Prezervativi femëror
Diafragma

Metoda me hormone

Hormonet ndikojnë mbi organet seksuale të gruas. Hormonet kanë tre efekte: Ato pengojnë ovulimin, ato nuk lejojnë që spermatozoidet të hyjnë në mitër dhe membrana mukozë e mitrës nuk përgatitet për shtatzëni.

Pilula kontraceptive
Unaza vaginale
Ngjitësi kontraceptiv
Pajisja IUD hormonale
Implanti kontraceptiv
Injeksioni kontraceptiv

Mjetet, të cilat vendosen nga një mjeke/mjek në mitër

Një mjeke/një mjek vendos mjetet e kontracepsionit në mitrën e gruas:

Pajisja IUD hormonale
Pajisja IUD prej bakri
Zinxhir bakri

Metodat natyrore

Ka metoda të ndryshme natyrore, të dallohen ditët e fekondimit. Shumica e këtyre metodave nuk është shumë e besueshme. Vetëm metoda simptotermale vlen si e sigurt. Në rast të kësaj metode ju duhet të bëni matjen e temperaturës së trupit çdo mëngjes para se të ngriheni. Ju vëzhgoni, se si ndryshon mukoza në vaginë. Ju i shënoni të gjitha çdo ditë. Nga ndryshimi i temperaturës së trupit dhe mukozës vaginale, ju mund të lexoni ditët e fekondimit. Për këtë metodë ju keni nevojë për informacione të tjera dhe një udhëzim të saktë. Pyesni mjeken/mjekun tuaj ose një këshilltare/këshilltar. Ka edhe kompjuterë dhe aplikacione cikli që llogaritin ditët e fekondimit. Por ato vetëm nuk janë të sigurta.

  • Koitus Interruptus: Burri tërheq penisin direkt para orgazmës/ derdhjes së spermës nga vagina. Por: Para derdhjes së spermës rrjedh shpesh nga penisi lëng sperme. Ky lëng përmban qeliza sperme. Prandaj kjo metodë nuk është e sigurt.
  • Të ushqyerit me gji i foshnjës suaj: Ju mund të keni kontracepsion me të ushqyerin me gji vetëm në gjashtë muajt e parë. Ju duhet ta ushqeni foshnjën me gji gjashtë herë brenda 24 orëve. Për këtë ju duhet të ushqeni me gji të paktën për 80 minuta në ditë. Lejohet t’i jepni foshnjës vetëm qumështin e nënës. Të ushqyerit me gji mund t’ju japë kontracepsion vetëm për aq kohë sa nuk keni pasur ciklin mujor pas lindjes.  
  • Heqja dorë nga marrëdhëniet seksuale. Por është e natyrshme që njerëzit kanë seks.

Metodat natyrale duhet të përdorën shumë saktë. Ju mund të  mbeteni shtatzënë, nëse bëni një gabim të vogël gjatë kësaj. Nëse ju tani nuk dëshironi një fëmijë, është më mirë, të përdorni një metodë tjetër. Pyesni një mjeke/mjek ose një këshilltare/këshilltar për këshillë.

Kontracepsioni i përhershëm: Sterilizimi

Një mjeke/mjek kryen një operacion tek burri apo gruaja. Ndërpriten kanalet e spermës tek burri ose tubat falopiane tek gruaja. Lëngu i burrit gjatë marrëdhënieve seksuale nuk përmban më spermatozoide. Vezët e gruas nuk mund të arrijnë më mitrën. Burri pas kësaj nuk mund të bëjë më fëmijë. Gruaja pas kësaj nuk mund të lindë më fëmijë. Kënaqësia seksuale mbetet e ruajtur.

Sterilizimi është një metodë kontraceptive përfundimtare dhe shumë e sigurt. Prandaj vendimi për këtë duhet të mendohet shumë mirë. Sterilizimi është i drejtë, vetëm nëse nuk doni të bëni (më) fëmijë.

Një ndërprerja e shtatzënisë nuk është një metodë kontracepsioni.  

Përgjegjësi e përbashkët

Përgjegjësinë për kontracepsionin e kanë të dy partneret/partnerët. Flisni me partneren/partnerin tuaj, cilën metodë/cilat metoda kontraceptive doni të përdorni ju si çift. Të dy duhet të jenë dakord me këtë.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma