Situata ligjore në Gjermani

Martesa përfundon zyrtarisht nëpërmjet një divorci. Të dy bashkëshortët, nuk ka rëndësi gruaja apo burri, mund të kërkojnë divorcin. Divorci pa avokatë nuk është i lejueshëm në Gjermani. Partneriteti jetësor i regjistruar, i dy grave ose dy burrave, përfundon nëpërmjet një kërkese pranë një gjykate gjermane. Këtë kërkesë kanë të drejtë ta parashtrojnë burrat dhe gratë.

Divorci po ashtu është i mundshëm, edhe nëse partneri ose partneria nuk e aporovon këtë divorc.

Përkrahja

Ndonjëherë divorci kushton shumë para. Në rast se ju dhe/ose partneria ose partneri juaj nuk keni para, atëherë mund të kërkoni ndihmë pranë gjykatës. Nëse ju keni nevojë për më shumë informacione, pyesni tek një agjensi konsultimi ose tek avokatia ose avokati juaj për ndihmë.

Pas divorcit, secili bashkëshort është përsëri përgjegjës për veten e tij. Në rrethana të caktuara ju dhe/ose partneria ose partneri juaj jeni të detyruar, që të vazhdoni ta përkrahni financiarisht ish bashkëshortin tuaj.

Gjatë një divorci, gjykata mund të vendosë, se cili bashkëshort do të kujdeset pas divorcit për fëmijët e përbashkët. Ju dhe partneria ose partneri juaj duhet të parashtroni një kërkesë ekstra, nëse gjykata duhet të marrë një vendim të tillë.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma