Marrëdhëniet homoseksuale

Homoseksualiteti kupton të ndihesh i tërhequr emocionalisht dhe seksualisht nga njerëz të gjinisë së njëjtë. Burrat ndihen të tërhequr nga burrat dhe gratë nga gratë. Burra homoseksualë emërtohen edhe si “gay” ose emërojnë kështu veten e tyre. Gra homoseksualë emërtohen edhe si lesbike ose emërtojnë kështu veten e tyre.
Disa njerëz ndihen të tërhequr nga burra dhe gra. Këta njerëz emërtohen si biseksualë ose emërtojnë kështu veten e tyre.  

Homoseksualiteti mund të tregohet në forma të ndryshme në jetën e njerëzve. Disa njerëz e dinë tanimë shumë herët në fëmijëri ose në rini, që ata janë homoseksualë. Disa njerëz kanë vetëm në një fazë të jetës së tyre ndjenja homoseksuale. Disa njerëz ndihen të tërhequr tek njerëzit e të njëjtës gjini dhe nuk i jetojnë këto ndjenja.

2 burra në intimitet
Gra lesbike me fëmijët e tyre

Pse janë njerëzit homoseksualë

Nuk dihet, pse njerëzit janë heteroseksualë ose homoseksualë. Por e sigurt është:

  • Të jesh homoseksual ose heteroseksual, nuk është një vendim i vetëdijshëm.
  • Homoseksualiteti nuk është i trashëgueshëm, si p.sh. ngjyra e syve ose e flokëve.
  • Homoseksualiteti ndodh në të gjitha vendet dhe kulturat. Por marrëdhëniet homoseksuale janë më rrallë se sa marrëdhëniet heteroseksuale.

E drejta e vetëvendosjes seksuale është e njohur zyrtarisht nga shumë vende. Megjithatë njerëz homoseksualë nuk pranohen në shumë vende. Nganjëherë ata po ashtu shpërfillen dhe bile ndiqen. Në Gjermani dhe në shumë vende të tjera evropiane është i ndaluar me ligj diskriminimi i njerëzve homoseksualë. Sipas ligjit nuk lejohet askush të trajtojë ndryshe, të përjashtojë, të shpërfillë ose kufizojë njerëz për shkak të homoseksualitetit të tyre.

Njerëz të tjerë e thonë, se ata janë homoseksualë

Nëse ju jeni homoseksual, e vendosni vetë, nëse, kur dhe kujt i tregoni për këtë.

  • T’i thoni një njeriu tjetër, që ju jeni homoseksual, shpesh nuk është e thjeshtë dhe ka nevojë për guxim.
  • Ky mund të jetë një lehtësim i madh. Ju nuk duhet të fshiheni më. Flisni fillimisht me persona, tek të cilët ju keni besim dhe nga të cilët ju e dini, që ata ju pranojnë, kështu siç jeni.
  • Njerëzit mund të reagojnë për këtë në forma të ndryshme, nëse iu tregoni atyre, se ju jeni homoseksual. Shumë reagojnë pozitivisht ose me paanësi. Por disa njerëz mund të reagojnë edhe negativisht, sepse ata nuk i pranojnë njerëzit homoseksualë. Në Gjermani megjithatë nuk ka askush të drejtën, t’ju trajtojë keq ose t’ju shpërfillë për këtë.Nëse dikush ju trajton keq ose ju shpërfill, sepse jeni homoseksual, ju mund të merrni ndihmë tek Zyra e federatës kundër diskriminimit.

Martesa ose partneriteti i jetës i sekseve të njëjta

Në Gjermani dhe në disa vende të tjera evropiane njerëzit në një lidhje homoseksuale mund të martohen ose të hyjnë në një partneritet të regjistruar.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma