Të jesh një prind mund të ndryshojë marrëdhënien me partnerin tuaj.

Shumë vëmendje i kushtohet foshnjës dhe ju bëni më pak gjumë. Merrni kohë të dy që të mësoheni me situatën e re dhe të gjeni mënyra për përshtatje.

Jeta seksuale

Jeta juaj seksuale gjithashtu mund të ndryshojë:

  • Në javët e para pas lindjes, trupi i gruas ka ende për t’u shëruar. Të dy partnerët duhet ta marrin me ngadalë dhe butësisht.
  • Nëse ju ushqeni më gji foshnjën tuaj (gratë), gjokset tuaja janë të rënda dhe të ndjeshme. Gjithashtu ato mund të humbasin qumësht gjiri midis të ngrënave.
  • Në periudhën pas lindjes, gruaja mund të përjetojë më pak dëshirë seksuale. Ndonjëherë partneri i gruas është i frikësuar se e lëndon atë. Flisni me njëri tjetrin rreth emocioneve dhe dëshirave tuaja.
  • Trupi i gruas mund të ndryshojë përgjithmonë. Për shembull: ndryshim në peshë, formë e ndryshuar e barkut dhe e gjokseve, shenja tërheqje në bark … Ju të dy duhet të mësoheni me këtë.

Flisni me partnerin tuaj dhe përpiquni të zbuloni një jetë seksuale që ju përshtatet të dyve dhe është adoptuar me situatën tuaj të re.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma