Është më mirë të prisni të kryeni marrëdhënie seksuale derisa ju të mos ndjeni asnjë dhimbje. Nëse kryet një prerje në indin midis vaginës dhe anusit (perineumit) ose ai është shqyer, prisni derisa ai është shëruar. Mjeku mund t’ju këshillojë.

Kini kujdes kur ju kryeni marrëdhënie seksuale për herë të parë pas lindjes. Merreni me ngadalë dhe shumë butësisht.

Si një çift ju duhet të gjeni një balancë të re në jetë. Mungesa e gjumit, stresi dhe emocionet mund të influencojnë jetën tuaj seksuale.

  • Shumë gra janë të lodhura, kanë një vaginë të dhimbshme ose të thatë dhe gjokse që dhembin. Ato ndjejnë sikur nuk duan të kryejnë seks (më pak dëshirë seksuale). Kjo është gjithashtu shpesh e lidhur me ushqyerjen me gji.
  • Disa burra e konstatojnë të vështirë të kryejnë seks përsëri nga frika e lëndimit të partneres së tyre.

Lloje të seksit

Seksi është më shumë se penetrim. Ka lloje seksi të ndryshëm. Ju gjithashtu mund të masturboni, të përkëdhelni, masazhoni, të përqafoni ose të kryeni seks oral me partnerin tuaj.

Lloje të ndryshme seksi - shembulli 1: masturbimi
Lloje të ndryshme seksi - shembulli 2: të puthurit
Lloje të ndryshme seksi - shembulli 3: përqafimi
Lloje të ndryshme seksi - shembulli 4: seksi oral

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma