Për të mbledhur gjakun gjatë ciklit menstrual, ka mundësi të ndryshme, si për shembull tamponë, peceta higjienike, sfungjerë të vegjël menstruacioni dhe kupa menstruacioni.

Peceta higjienike

Një pecetë higjienike është një pecetë e vogël, të cilën ju e mbani në mbathjet tuaja. Ajo ka në pjesën e poshtme një shirit ngjitës që të mos rrëshqasë. Ju mund të blini peceta higjienike në madhësi, forma dhe trashësi të ndryshme.
Ndërrojini rregullisht pecetat higjienike pas disa orësh ose nëse ajo është mbushur plot.

Një pecetë sanitare
Pecetë sanitare në mbathje
Pecetë sanitare e përdorur, e hedhur në kosh

Tamponi

Një tampon është një shufër e vogël prej pambuku me një fije në të. Tamponi futet në  vaginë, fija varet nga jashtë vaginës. Ju mund të blini tamponë në madhësi të ndryshme.

Ndërrojeni rregullisht tamponin pas disa orësh ose nëse ai është mbushur plot. Për ta larguar tamponin, tërhiqni me kujdes në fijen jashtë.

Ju mund të zgjidhni, nëse ju përdorni tamponë ose peceta higjienike. Nëse ju shqetësoheni, se mund të çahet cipa e virgjërisë përdorni peceta higjienike.

Një tampon
Grua duke hapur buzët gjinore për të futur një tampon në vaginën e saj
Grua duke futur një tampon
Tamponi brenda vaginës
Grua duke hequr tamponin nëpërmjet tërheqjes së fijes
Tampon i përdorur i hedhur në kosh

Kupë menstruacioni

Kupa e menstruacionit duket pak si një gotë. Ajo përbëhet prej silikoni mjekësor ose prej lateksi. Një kupë menstruacioni futet në vaginë. Ajo nuk e thith gjakun por e grumbullon atë. Merreni kupën e menstruacionit, zbrazeni atë, shpëlaheni dhe vendoseni atë përsëri brenda.

Në rast dhimbjesh

Tek disa gra cikli menstrual është me dhimbje. Ju mund t’i lehtësoni dhimbjet në bark ose në shpinë, duke pushuar. Ju për shembull mund të

  • bëni një banjë të nxehtë ose dush të nxehtë,
  • vendosni një jastëk të ngrohtë ose një borsë të ngrohtë mbi barkun ose në shpinë,
  • pini çaj qetësues (për shembull çaj kamomili),
  • bëni ushtrime sportive ose shtendosjeje,
  • pyesni në një  farmaci për një medikament të përshtatshëm.

Marrëdhënie seksuale

Disa gra dëshirojnë të bëjnë marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual, të tjera jo. Nëse ju e dëshironi këtë, mund të kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual. Kjo nuk çon në probleme tek higjiena.

Fjalori dhe përkthimet

Keni nevojë për ndihmë? Gjeni një profesionist të shëndetësisë.

Ndihma